Ballina Lajmet Kosovë Moscertifikimi i Listës Serbe, ShBA: Cenon interesat, përfshirë rifillimin e dialogut tonë...

Moscertifikimi i Listës Serbe, ShBA: Cenon interesat, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të KQZ-së, për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në nje reagim të kësaj ambasada thuhet se përpjekjet e Vetëvendosjes për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje janë përçarëse.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Srpska Listës për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë të ngushta në vizion dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla cenojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe kosovare”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martëm nuk ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, ku anëtarët votuan me dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, së bashku me anëtaren serbe, votuan pro certifikimit të Listës Serbe.

Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa përfaqësuesit e partive të tjera politike abstenuan.

Për moscertifikimin e Listës Serbe ka reaguar edhe BE dhe Britania e Madhe.

Exit mobile version