Ballina Lajmet Kosovë Mot me diell e vranësira këtë fundjavë

Mot me diell e vranësira këtë fundjavë

Mot kryesisht me diell do ta karakterizoj vendin ky vikend i fundit i muajit tetor.

Pasdite do të ketë vranësira të pjesshme, të cilat nuk do të ndikojnë në prishjen e këtij ekuilibri termik, njofton Klan Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Masat e ajrit të ardhura nga pjesa jugperëndimore e vendit gjatë pasditeve do të jenë më aktive duke bërë që shpejtësia e erës të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa nëpër disa lokalitete të kufizuar këto masa të ajrit do të jenë më aktive.

Exit mobile version