Gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.
Vranësirat kanë mundësi të shoqërohen me riga të dobëta shiu (kryesisht të shtunën).
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
