Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Moti i keq në Evropë, shkon në 12 numri i të vdekurve

Moti i keq në Evropë, shkon në 12 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 12 numri i të vdekurve nga stuhia “Elsa” , e cila ka goditur Francën, Spanjën dhe Portugalinë.

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut janë anuluar shumë fluturime në aeroportin e Galicias dhe gjithashtu disa lumenj kanë dalë nga shtrati në Spanjë.

Rreth 110 mijë shtëpinë Francë kanë mbetur pa energji elektrike dhe aeroporti  në ishullin e Korsikës është mbyllur dhe gjithashtu është pezulluar edhe transporti detar.

Si pasojë e motit të keq kanë ndërruar jetë 2 persona në Portugali. Moti i keq ka përfshirë edhe Italianë ku transporti publik është pezulluar dhe shkollat janë mbyllur.

Sipas meteorologëve stuhia “Elsa” po zhvendohet drejt veriut në drejtim të Britanisë,ku pritet të sjellë përmbytje.

Exit mobile version