Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Moti i rëndë pengon ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri

Moti i rëndë pengon ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri

Bora, shiu dhe moti  me ngrica pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pasi numri i të vdekurve nga tërmeti arriti në 1400.

Moti i keq po pengon përpjekjet e shpëtimit pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore, duke vrarë rreth 1400 njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti goditi në orën 4:17 të mëngjesit (01:17 GMT) të hënën në një thellësi prej rreth 17.9 km, duke çuar në shembjen dhe shkatërrimin e ndërtesave në të gjithë rajonin. Është ndjerë edhe në Qipro dhe Liban.

Përveç shkatërrimit nga tërmeti, zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay tha se autoritetet po luftonin gjithashtu me “kushte jashtëzakonisht të rënda të motit”.

“Ne po përpiqemi të arrijmë në rajon sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Oktay për mediat.

Sinem Koseoglu i Al Jazeera, duke raportuar nga Stambolli, tha se kushtet e ashpra të dimrit e bënë situatën në terren “shumë të vështirë”.

“Kudo ka borë ose shi dhe është shumë ftohtë … kushtet e motit dhe klima po e bëjnë shumë të vështirë për punonjësit e shpëtimit dhe civilët,” tha ajo. “Duket se është sfida më e madhe për të gjithë.”

Exit mobile version