Ballina Lajmet Kosovë Moti për sot dhe nesër, parashihen reshje shiu dhe bore

Moti për sot dhe nesër, parashihen reshje shiu dhe bore

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore. Reshjet, pasditen e së hënës, do ta përfshijnë gjithë territorin. Më tej, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, duke ndikuar në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet parashihen 2 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë 6 deri në 13 gradë Celsius ditën e hënë. Përgjithësisht nga dita e marte, parashihen temperatura të ulëta të cilat u përgjigjen mesatareve të muajit shkurt. Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit.Era do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Exit mobile version