Ballina Lajmet Kosovë Moti sot me diell, vikendi me stuhi

Moti sot me diell, vikendi me stuhi

Në pjesën më të madhe të vendit sot do të jetë kryesisht mot me diell dhe i ngrohtë, por pasdite dhe në mbrëmje do të bie shi e përcjellë me stuhi.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 10 në 17 gradë, kurse ajo më e larta e ditës nga 25 në 29 gradë.

Sipas parashikimit të motit për shtatë ditët e ardhshme, në Kosovë do të jetë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, me stuhitë e mundshme gjatë fundjavës dhe të hënën.

Temperatura do të jetë mbi vlerat mesatare për dekadën e fundit të majit.

Exit mobile version