Ballina Lajmet Kosovë Motoçiklisti goditet për vdekje nga kamioni në Istog

Motoçiklisti goditet për vdekje nga kamioni në Istog

Në fshatin Veriq të Istogut, të hënën një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Viktima është goditur nga një kamion, derisa ka qenë duke e vozitur një motoçikletë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Vdekjen e motoçiklistit në vendngjarje e ka konstatuar mjeku kujdestar, tash në terren janë hetuesit e komunikacionit për procedura të mëtejme”, është shprehur Gashi.

Exit mobile version