Ballina Lajmet Kosovë MSh: S’kemi pasur dëshmi që vërtetonte sëmundjen e 26 vjeçarit nga Gjilani

MSh: S’kemi pasur dëshmi që vërtetonte sëmundjen e 26 vjeçarit nga Gjilani

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me sekretarin e përhershëm, Naim Bardiqin, kanë mbajtur sot një konferencë për media ku kanë pranuar pyetje rreth vdekjes tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Sekretari Bardiqi ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë dokumentacion me të cilin do të vërtetohej ndonjë sëmundje paraprake e të ndjerit, njofton Klan Kosova.

“Është një procedurë standarde administrative e cila aplikohet për t’i liruar persona me sëmundje kronike. Kur konstatohet se kemi të bëjmë me një sëmundje – me rekomandimin e IKSHPK-së – MSH nxjerr vendim”.

“Nuk kemi pasur asnjë dokument që do të vërtetonte ndonjë sëmundje të tij”.

“Nuk ka pasur asnjë shënim për asnjë sëmundje nga mjekët që e kanë kontrolluar të ndjerin”.

Exit mobile version