Ballina Lajmet Kosovë MSh sqarohet rreth të dhënave për vaksinimin kundër COVID-19

MSh sqarohet rreth të dhënave për vaksinimin kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media i ka kërkuar ndjesë publikut për një lëshim teknik të bërë gjatë ditës së sotme me rastin e komunikimit të shifrave zyrtare rreth numrit të dozave të vaksinave kundër COVID-19, të administruara në 24 orët e fundit.

Në raportin e sotëm, janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, andaj rrjedhimisht edhe numri i dozave të administruara në raport ka rezultuar të prezantohet më i lartë.

“Duke kërkuar mirëkuptim dhe shprehur falënderim për kujdesin e treguar nga publiku dhe bashkëpunimin në evitimin e lëshimeve të tilla, ju lusim të gjeni raportin e korrektuar me të dhënat nga vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatën e MSh-së.

 

Exit mobile version