Te skuadra e Trabzonsporit kanë marrë një lajm të mirë sa i përket futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi.
Bëhet e ditur se Muçi do të jetë i gatshëm për të luajtur për ndeshjen që Trabzonspori e zhvillon të dielën në shtëpi kundër Eyupsporit në kuadër të kampionatit turk.
Muçi tashmë është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve, duke bërë që të largohet nga grumbullimi në prag të duelit me Bjellorusinë.
25-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Trabzonspori, ekip që renditet i dyti në tabelë me 25 pikë, tri më pak se Galatasaray që është lider.
Në sezonin aktual, Muçi ka shënuar 3 gola dhe 6 asistime në 10 ndeshje të luajtura në Superligën e Turqisë.
