Ballina Artikuj Muhamedi a.s. erdhi të forcoi ndërgjegjen njerëzore

Muhamedi a.s. erdhi të forcoi ndërgjegjen njerëzore

Hoxhë Halil Avdulli

Më e bukura në tregimet e profetëve është se tregimet e tyre janë frymëzime që na kujtojnë se ata kanë qenë njerëz si ne!

All-llahu i Lartësuar dëshiron të na mësojë se besimi nuk e shuan natyren njerëzore, por e fisnikëron atë!

Nuk i mbyt epshet, por i edukon ato!

▪️Nuhi (alejhi selam), kur ndjeu dhimbje për mbytjen e të birit, iu lut Zotit të tij i shtyrë nga ndjenja e atësisë;

▪️Musai (alejhi selam), ndjeu frikë kur magjistarët hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre, nuk pati frikë nga dobësia e besimit, por pati frikë sepse ishte njeri!

▪️Dërguari i fundit, ashtu si vëllezërit e tij që i paraprinë në pejgamberi, nuk turpërohej ta shpallte njerëzinë e tij; sepse njerëzia nuk është mangësi – përkundrazi, pikërisht këtu qëndron mrekullia: të jesh njeri me ndjenjat, brengat, hidhërimet e pikëllimet e tua, e megjithatë ta ndryshosh këtë botë përgjithmonë!

Ai ka thënë njëherë:

Unë jam vetëm njeri. Ju vini tek unë për gjykim. Mund të ndodhë që njëri nga ju të jetë më i rrjedhshëm në të folur dhe më bindës se tjetri, e unë të gjykoj sipas asaj që dëgjoj. E kujt i jap diçka që në të vërtetë i përket vëllait të tij, unë i jap një copë nga zjarri; le ta marrë ose le ta lërë!”

Ligji mund të të japë një të drejtë në letër, por vetëm e vërteta e pastron ndërgjegjen dhe të shpëton para Zotit.

1. Gjykimi ligjor – ka të bëjë me prova, dëshmi, argumente të dukshme.

2. Gjykimi i ndërgjegjes – ka të bëjë me të vërtetën që njeriu e njeh brenda vetes, edhe nëse askush tjetër nuk e di.

Ekzistojnë tre autoritete që kontrollojnë sjelljen njerëzore: autoriteti i ndërgjegjes, autoriteti i shoqërisë dhe autoriteti i shtetit.

Autoriteti i ndërgjegjes është autoriteti më i lartë në ndikimin e sjelljes njerëzore dhe sikur njerëzit të ishin korrekt me ndërgjegjjet e tyre nuk do të ishte gjithë kjo nevoj kaq e madhe për autoritetet e shtetit, për fat të keq, shumë njerëz nuk bëjnë përpjekje për të harmonizuar jetën tyre me ndërgjegjen, pradaj shtrohet nevoja për pushtete të tjera.

Dr. Muhamed Abdullah Diraz, e vuri re këtë dhe tha: “Një person udhëhiqt nga pjesa e tij më e brendshme, jo nga pjesa e tij e jashtme.” Në kuptimin që autoriteti i ndërgjegjes është më i rëndësishëm se autoriteti i shoqërisë dhe autoriteti i shtetit, dhe ne duhet ta zhvillojmë këtë autoritet.

Qëllimi i fesë është të ndërtojë autoritetin e ndërgjegjes para së gjithash. Ai që është i përkushtuar ndaj virtyteve të bazuara në autoritetin e shtetit ose frikën e njerëzve, i shmanget atyre sa herë që mundet.

Ndërsa ai që i përmbahet virtyteve të bazuara në autoritetin e ndërgjegjes nuk i shmanget në asnjë mënyrë, dhe ky është niveli më i lartë që Zoti i Madhëruar e vlerësoi në thënien e Tij të Plotfuqishëm: “Ata që i frikësohen Zotit të tyre në fshehtësi do të kenë falje dhe shpërblim të madh.”

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version