Ballina Artikuj Muhamedi s.a.v.s nuk fliste tërë kohën vetëm për FE

Muhamedi s.a.v.s nuk fliste tërë kohën vetëm për FE

Prof. Driton Arifi

Tregon Zejd Ibn Thabiti r.a. se ai banonte afër shtëpisë së Muhamedin s.a.v.s., pra ishin fqinj me të, andaj ai e përshkruan të Dërguarin a.s. duke thënë: ”…Muhamedi a.s. ka qenë njeri që kur ne bisedonim për ndonjë çështje të dynjasë, bisedonte edhe ai me ne për të, e kur ne bisedonim për ndonjë çështje të botës tjetër-Ahiretit bisedonte me ne për të, e kur flisnim për ndonjë ushqim, edhe ai fliste me neve për të” (Taberani, Bejhekiu).

Pra ai, rëndom nuk impononte bisedën, përfshihej në atë bisedë që i gjente të tjerët dhe nuk fliste tërë kohën vetëm për çështje të FESË, anipse ishte i Dërguar i Allahut dhe misionar i Islamit në tokë..

Para të tjerëve, ne myslimanët duhet ta lexojmë e ta kuptojmë më së miri të dashurin tonë-Muhamedin (paqja dhe shpërtimi i Zotit qofshin mbi të).

Prof. Driton Arifi

Exit mobile version