Ballina Sport Futboll Muja do të largohet nga Samsunspori

Muja do të largohet nga Samsunspori

Sulmuesi i krahut, Arbnor Muja pritet të largohet në këtë afat kalimtar nga skuadra e Samsunsporit.

Në fakt, Muja ka kërkuar largimin nga klubi për shkak se nuk ka qenë i kënaqur me minutazhën që kishte në dispozicion sezonin e shkuar.

Ai i ka bërë me dije Samsunsporit se dëshiron një skuadër ku mund të luaj dhe drejtuesit e ekipit turk janë në pritje të ofertave për 26-vjeçarin.

Muja në fillim të vitit të shkuar iu bashkua Samsunsporit nga Antëerpi i Belgjikës dhe firmosi kontratë deri në verën e vitit 2027.

Në 34 ndeshje të luajtura sezonin e shkuar për Samsunsporin, ku kryesisht inkuadrohej nga banka e rezervistëve, Muja ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime.

Exit mobile version