Ballina Kuriozitete “Mulliri në Limetz” del në ankand

“Mulliri në Limetz” del në ankand

Një prej pikturave më të famshme të francezit të famshmë Klod Mone do të dalë në ankand në muajin Maj. Është fjala për veprën e famshme “Mulliri në Limetz”, për të cilën shëtpia e ankandeve Kristi’s parashikon të shitet mbi 25 milionë Dollarë.

E veçanta e asaj që konsiderohet si kryevepër e periudhës së impresionizmit është se krijon përshtypjen e një pamjeje që reflekton mbi bulëzat e ujit që rrjedh butësisht nën shushurimën e gjetheve.

Kjo vepër e piktorit të famshëm impresionist ka qenë pronë e familjes Atha nga Kansasi dhe muzeut Nelson-Atkins që prej vitit 1986. Aktualisht vepra është e ekspozuar në sallën e ankandeve ku do të qëndrojë e dukshme për publikun deri më 9 Prill.

Exit mobile version