Ai, një shimpanze e famshme për aftësitë e saj, ka ngordhur në moshën 49-vjeçare, raporton instituti japonez ku jetonte.
Qendra Universita e Kiotos thotë se ai ngordhi më 9 janar për shkak të moshës dhe mosfunksionimit të organeve.
Shimpanzeja kishte lindur në Afrikën perëndimore dhe mbërriti në Japoni në 1977. Atje u kthye në fokusin e Ai Project, një program kërkimi brenda “mendjes së shimpanzesë.”
Disa nga rezultatet më të famshme të institutit ishte fakti që Ai mund të përdorte numrat dhe të njihte ngjyrat. Kur ishte 18-muajshe, shkencëtarët i dhanë një tastierë të veçantë të lidhur me kompjuterin për të studiuar kujtesën dhe mënyrën e saj të të mësuarit.
Në moshën 5-vjeçare, Ai “përvetësoi numërimin nga 1-6 dhe mund ta emërtonte numrin, të ngjyroste dhe objekte të mostrave të 300 llojeve.” Në kohën e saj të lirë, i pëlqente të vizatonte e pikturonte. Ndryshe nga shimpanzetë e tjera, Ai mund të vizatonte në letër të bardhë pa nevojën e ushqimeve në formë shpërblimi.
Një media japoneze raportoi se njëherë u arratis nga kafazi bashkë me një majmun tjetër duke përdorur një çelës.
Në vitin 2000, Ai lindi Ayumu, i cili gjithashtu ka kujtesë të jashtëzakonshme.
