Ballina Sport Futboll Muriqi, lojtari më i vlefshëm i Mallorca-s

Muriqi, lojtari më i vlefshëm i Mallorca-s

Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë një postim për sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqin.

Muriqi, pati një performancë shumë të mirë dhe ishte lojtari kryesor në ndeshjen kundër Cadizit,ku me golin e tij, ekipi spanjoll, arkëtoi një pikë.

FFK, ka lavdëruar qendërsulmuesin e saj, ku ka thënë se ai, i është kthyer golave dhe se është lojtari më i vlefshëm i Mallorcas.

Postimi i plotë:

Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i është rikthyer shënimit të golave në La Liga.

Muriqi ka luajtur 84 minuta kundër Cádizit, teksa ka shënuar gol me gjuajtje me kokë, duke e ndihmuar skuadrën e tij, Mallorca për të arkëtuar një pikë të vlefshme.

Vedat Muriqi, lojtari më i vlefshëm i Mallorcas edhe në këtë ndeshje kishte performancë fantastike, duke u vlerësuar me notën 7.3.

Exit mobile version