Ballina Arritje Teknologji Musk kërkon mendimin e përdoruesve të Twitter nëse duhet të qëndrojë CEO...

Musk kërkon mendimin e përdoruesve të Twitter nëse duhet të qëndrojë CEO i rrjetit social

Vota vjen në një kohë kur Twitter njoftoi një ndryshim madhor të politikave duke ndaluar përdoruesit të postojnë lidhje nga platformat rivale përfshirë Facebook, Instagram, Mastodon apo edhe platformën e Trump, Truth Social.

Pasi implementoi një ndryshim të paprecedent politike ditën e sotme, Elon Musk kërkoi në rrjetin social Twitter mendimin e përdoruesve nëse duhet të qëndrojnë i shef ekzekutiv i rrjetit social apo të japë dorëheqjen.

Ai shtoi se do të vepronte sipas rezultateve të kësaj ankete. Në këto momente që shkruajmë, 57.5 përqind e përdoruesve thonë që Musk duhet të tërhiqet ndërsa 42.5 përqind janë të mendimit se ai duhet të qëndrojnë.

Në një cicërimë tjetër Musk kishte pretenduar se do të bëhej një votim publik lidhur me ndryshimet e politikave të Twitter në të ardhmen.

“Kërkoj ndjesë, nuk do të ndodhë përsëri,” shkruante ai.

Vota vjen në një kohë kur Twitter njoftoi një ndryshim madhor të politikave duke ndaluar përdoruesit të postojnë lidhje nga platformat rivale përfshirë Facebook, Instagram, Mastodon apo edhe platformën e Trump, Truth Social.

Me politikën e re Twitter tha se do të fshinte postimet që cilat kanë lidhje për të këtyre uebsajteve. Platforma gjithashtu paralajmëroi kundër përpjekjeve për të anashkaluar këtë kufizim duke kërcënuar me dëbim nga Twitter.

Gjithashtu vlen të theksohet se Musk kishte planifikuar të dorëzonte operacionet ditore të Twitter tek një individ tjetër. Një votë publike mund të mos ndryshojë realitetin, por të paktën i prek egon e tij. /PCWorld Albanian

Exit mobile version