Ballina Arritje Teknologji Musk zbulon kriptomonedhat tek të cilat ka investuar

Musk zbulon kriptomonedhat tek të cilat ka investuar

Por ai tha se nuk ka asnjë lidhje me Fondacionin Dogecoin. Madje mohoi përfshirjen e tij në bordin e fondacionin apo se po punonte për promovimin e saj.

CEO i Tesla Elon Musk, një proponent i shquar i crypto, zbuloi se nuk ka investuar në kriptomonedhën Shiba Inu, edhe pse cicërimat e tij në Twitter e dërguan në vlera rekord.

Musk në disa cicërima publikuar sot përsëriti mbështetjen për dogecoin të cilën e quan “kriptomonedha e njerëzve” siç e mbështetin shumë punonjës të Tesla dhe SpaceX.

Por ai tha se nuk ka asnjë lidhje me Fondacionin Dogecoin. Madje mohoi përfshirjen e tij në bordin e fondacionin apo se po punonte për promovimin e saj.

Por Musk tha se kishte investuar në bitcoin dhe ethereum, dy kriptomonedhat më të mëdha në botë. Dogecoin u rrit me 7.7% ditën e sotme ndërsa Shiba Inu me mbo 50% duke prekur vlerën më të lartë arritur ndonjëherë.

Shiba Inu u rrit në vlerë pasi Musk publikoi një foto të qenushit të tij e së njëjtës rracë që bart emrin kriptomonedha. Shumë besojnë ngacmimet në rrjete sociale janë vetëm një shaka e Musk dhe sot e konfirmoi. /PCWorld

Exit mobile version