Ballina Sport Futboll Muslija po bëhet lider te Hannoveri

Muslija po bëhet lider te Hannoveri

Vendimi për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës në futboll është pasuar me ngritje të madhe në formë nga Florent Muslija. Mesfushori 21-vjeçar po paraqitet me shumë sukses për Hannoverin në fazën përgatitore dhe pritet të jetë prej liderëve të skuadrës që edicionin tjetër do të luajë në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Në qershor Muslija njoftoi se ka vendosur që të luajë për Kosovën në nivel përfaqësuesesh. Ai pritet të grumbullohet që nga shtatori, ndërsa forma e lartë që po kalon do të rrisë gjasat e tij që të jetë titullar te “dardanët”.

Muslija ka lindur në Gjermani dhe ka pesë paraqitje për ekipin U-20 të këtij vendi, shkruan sot Koha Ditore.

Të dielën ai realizoi gol të bukur për Hannoverin, që fitoi 2:1 në miqësore ndaj skuadrës ruse Rostov. Të shtunën Muslija kishte festuar ditëlindjen e 21-të..

Exit mobile version