Ballina Lajmet Muslimanët e Kinës protestë kundër prishjes së xhamisë

Muslimanët e Kinës protestë kundër prishjes së xhamisë

Muslimanët e Kinës kanë protestuar kundër qeverisjes lokale pas një vendimi për prishjen e një xhamie të ndërtuar rishtazi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qindra muslimanë Hui, që përbëjnë shumicën e grupeve muslimanë në vend, kanë protestuar kundër qeverisjes lokale në qytezën Weizhou në rajonin autonomin Ningxia Hui, thuhet në një lajm të gazetës South China Morning Post.

Protestat u organizuan pasi qeverisja lokale në fillim të muajit njoftoi se do të prish Xhaminë e Madhe në Weizhou për shkak të mungesës së planit të nevojshëm dhe lejes së ndërtimit.

Xhamia është ndërtuar në vend të një xhamie 600-vjeçare e cila ishte prishur gjatë Revolucionit Kulturor Kinez, ndërsa punimet kishin përfunduar vitin e kaluar.

Në njoftimin e qeverisjes lokale thuhet se xhamia do të prishet me forcë në rast se Komiteti Administrativ i Xhamisë së Madhe në Weizhou nuk respekton paralajmërimin saj. Siç thuhet, qeverisja lokale është vënë në veprim pasi afati i dhënë për komitetin ka kaluar dje.

Në fotografitë e publikuara në mediume në lidhje me protestën, shihet se xhamia është dykatëshe, me ngjyrë të bardhë, me katër minare dhe nëntë kupola, ndërkohë që rreth saj shihen automjete policore.

Ndërkohë, thuhet se protesta ka qenë më e madhja ndonjëherë në Ningxia dhe se autoritetet lokale dhe prijësit fetarë kanë rënë dakord për mosprishjen e xhamisë por vetëm heqjen e tetë kupolave.

Hapi i autoriteteve lokale në Weizhou është komentuar si përgjigje ndaj thirrjes së presidentit kinez Xi Jinping për t’i harmonizuar fetë në vend me kulturën kineze.

Nga 56 grupet etnike në Kinë, dhjetë janë muslimane. Pakicat etnike Hui, Ujgur, Kirgiz, Kazak, Taxhik, Tatar, Uzbek, Salar, Baoan dhe Dongxiang jetojnë kryesisht në veri dhe veriperëndim të vendit.

Komunitetet Hui dhe Ujgur kanë dy rajone atuonome, atë Ninxia Hui dhe Xinjiang. Po ashtu, në disa provinca ekzistojnë edhe administrata të vogla autonome të muslimanëve.

Exit mobile version