Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se deri tash në takimet që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka mbajtur me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka asnjë emër që është propozuar për postin e presidentit.
Megjithatë, ai ka vlerësuar se në ditët e fundit ende mund të ketë shmangie të zgjedhjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj
Në deklaratën pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Mustafa ka thënë se janë dy opsione, ose konsensus i gjerë politik me pajtim të të gjitha partive për një kandidat apo marrëveshje politike klasike mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.
“Qëndrimi i përbashkët i yni është se zgjedhjet janë të evitueshme dhe të shmangshme dhe të panevojshme në këtë fazë të Republikës sonë”, ka thënë ai.
Mustafa nuk ka përjashtuar mundësinë për takime të serishme me Vetëvendosjen.
“Pushteti i ka 66 ulëse dhe në asnjë format, nuk bëhet gjë pa ta”, ka thënë ai.
I pyetur për ndonjë emër të mundshëm, përfshirë Glauk Konjufcën, Mustafa ka thënë se “zyrtarisht nuk ka një propozim”.
