Ballina Lajmet Myftinia e Tetovës: Tetovarët të mos bien pre e manipulimeve ne fushatë...

Myftinia e Tetovës: Tetovarët të mos bien pre e manipulimeve ne fushatë zgjedhore

Myftinia e Tetovës nëpërmjet komunikate që ka dërguar në media bën apel që tetovarët të mos bien nën viktimën e manipulimeve nëpër fushatat zgjedhore.

Myftinia e Tetovës iu bën apel të gjithë besimtarëve në Tetovë dhe rrethinë, që të mos bëhen viktimë e manipulimeve të cilat kanë për bazë përdorimin e tyre nëpër fushata parazgjedhore. Gjithashtu bëhet thirrje që të mos keqpërdoren autoriteti i myftiut prof. Qani Nesimit, imamëve, myezinëve dhe muallimëve që janë të angazhuar nëpër xhami. Kurse kolegët tanë të kenë kujdes mos të bien pre e interesave të ndryshme politike, por le të jenë të fortë dhe të rëndë në profesionin e tyre. Të gjitha subjektet politike në vend, gjatë fushatës parazgjedhore, të mos i keqpërdorin objektet fetare, të bëjnë fushatë të qetë ashtu siç kërkojnë rregullat demokratike, pa ofendime duke pasur kujdes që të mos dëmtohen marrëdhëniet ndër njerëzore”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version