Ballina Kulturë Feja Myftiu Tërnava mori pjesë në garat “Të mësuarit përmendësh të 40 haditheve...

Myftiu Tërnava mori pjesë në garat “Të mësuarit përmendësh të 40 haditheve të Imam Neveviut”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në garat “të mësuarit përmendësh të 40 haditheve të Imam Neveviut” që u organizuan në ambientet e M.M. “Alauddin” në Prishtinë. Në fjalën e tij Myftiu Tërnava tha se është kënaqësi që sot në këtë muaj të bekuar ët Ramazanit, të kemi nxënës ë nxënëse që bëjnë gara, Jemi mësuar të shohim gara ët natyrave të ndryshme, por si kjo është hera e parë andaj ka edhe domethënien shumë të madhe dhe një hap para që në të ardhmen të organizojmë gara të këtij lloji, duke e rikujtuar më të dashurin e njerëzimit dhe Zotit xhsh.,Muhamedit a.s. i cili e ndërroi faqen e historisë mbi këtë tokë.”-tha mes tjerash myftiu Tërnava.

Këtë eveniment e përshëndeti edhe nikoqiri i këtij organizimi, Drejtori i MM Alauddin , Prof. Fadil Hasani i cili tha se të mësuarit përmendësh të haditheve profetike është vlerë e madhe sepse ne të gjithë sot jemi fitues sepse do të kënaqemi duke i dëgjuar fjalët e Resulluhaut nga nxënësit e shkollës sonë të cilët besojnë thellë se këta do të jenë fituesit më të mëdhenj të ditës së sotme.
Këto ishin garat e para të këtij lloji të mbajtur në Medrese në të cilën garuan individualisht 14 vajza dhe 12 djem, gjithsej 26 nxënës-e nga Medreseja amë në Prishtinë, nga Paralelja e Prizrenit dhe nga ajo e Gjilanit të ndarë në dy grupe: 1) Grupi i Vajzave, dhe 2) Grupi i djemve.

Fitueset e garave në konkurrencën e vajzave janë:

1) Anisa Durguti,, 12/4 – vendi i parë;

2) Ajna Hajdini, 12/5 dhe Merjeme Bajrami, 11/9 – vendi i dytë

3) Amira Durguti, 12/4 – vendi i tretë.

Fitueset e garave në konkurrencën e djemve janë:

1) Seid Aarbanashi, 12/3 dhe Ubejd Ademi, 12/2 – vendi i parë

2) Salmir Alija, 11/5 – vendi i dytë

3) Lind Gllareva, 11/2 – vendi i tretë.

Gara ishte e fortë dhe mjaftë konkurruese, për shkakun se garuesit ishin mjaftë të përgatitur dhe fitonin numrin maksimal të pikëve të mundshme dhe juria detyrohej të ndante një vend për dy fitues-e. Përgjithësisht gara ishte e nivelit të kënaqëshëm dhe të pranishmit u ndanë mjaft të kënaqur.

Juria vlerësuese e përbërë nga: Mr. Vedat Sahiti – kryetar (Kryeimam i BIRK), Dr. Musa Vila -anëtar (Profesor i lëndës së Hadithit në FSI),Dr. Florentina Tërmkolli – anëtare (Nga Departamenti i gruas, BIRK), dhe Mr. Muhamed Stublla – anëtar (Prof. i Hadithit)

Në fund të garave, Drejtoria e Medresesë ndau mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, certifikata për fituesit dhe shpërblime simbolike për të gjithë pjesëmarrësi. /bislame

Exit mobile version