Ballina Lajmet Kosovë Myftiu Tërnava nënshkroi marrëveshjen për Haxhin 2026

Myftiu Tërnava nënshkroi marrëveshjen për Haxhin 2026

Me ftesë të ministrit të Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, dr. Tevfik Rabiah, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, po qëndron për vizitë zyrtare në Xhide të Arabisë Saudite. 
Gjatë ditës së sotme, Myftiu Tërnava dhe zëvendësministri i Haxhit dhe Umres, z. Abdel Fettah Meshat, nënshkruan marrëveshjen e Haxhit për vitin 2026, me të cilën rregullohet organizimi i udhëtimit të besimtarëve kosovarë për kryerjen e haxhit.

Exit mobile version