Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Myftiut Menk i ndalohet hyrja për ligjerata…

Myftiut Menk i ndalohet hyrja për ligjerata…

Predikuesit të njohur nga Zimbaveja, Ismail Menk, iu është ndaluar hyrja në Singapor, duke shkaktuar anulimin e ligjëratave disaditore që ishin planifikuar për muslimanët e këtij vendi.

Sipas pretendimeve të qeverisë së Singaporit, imami që ka shumë se dy milion ndjekës në Tëitter, mund të nxisë “mosdurim fetar” mes qytetarëve të Singaporit.

Sipas ministrisë së punëve të brendshme të Singaporit, një vendim i tillë vie pasi ligjëratat e tij kanë “mësime ndarëse” të cilat sipas tyre “promovojnë mosharmoni mes muslimanëve dhe jomuslimanëve.

Është për tu habitur ky gjykim i shtetit aziatik, pasi Mufti Menk është njëri prej imamëve që në ligjëratat e tij flet për bashkëjetesën dhe paqen ndërfetare. /MESAZHI/

 

Exit mobile version