Ballina Sport Futboll Napoli vazhdon serinë e fitoreve

Napoli vazhdon serinë e fitoreve

Napoli ka vazhduar me fitore në kampinatin italian.

Lideri i Serie A, ka mposhtur në udhëtim Spezian me rezultat 3-0.

Kvaratskhelia në minutën e 47-të dhe Osimehn me dopieten e tij (68′ dhe 73′), i sollën Napolit tre pikë të plota nga kjo transfertë.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spaletti po vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit të Serie A, duke blinduar vendin e parë me 56 pikë, 16 më shumë se skuadra e Interit.

Në anën tjetër Spezia mbetet në pozitën e 17-të, duke luftuar për mbijetesë me 18 pikë të grumbulluara deri më tani.

Exit mobile version