Ballina Sport Futboll Napoli zbulon se kur do të kthehet Hysaj nga lëndimi

Napoli zbulon se kur do të kthehet Hysaj nga lëndimi

Elseid Hysaj nuk vuan nga një lëndim serioz te skuadra e Napolit.

Lajm i mirë për Napolin dhe Maurizio Sarrin nga Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i djathtë shqiptar, i dëmtua në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë të hënën, i është nënshtruar testeve mjekësore te skuadra italiane.

Dhe, rezultati ka sjellë një lajm të mirë për ekipin e Napolit, përcjell “lajmi.net”.

Hysaj pritet të jetë i gatshëm për lojë në ndeshjen e ardhshme të Napolit ndaj Sassuolos në Serie A, të shtunën me fillim nga ora 18:00.

Exit mobile version