Ballina Lajmet Rajon dhe Botë NATO dënon sulmin ndaj kryeministrit të Irakut

NATO dënon sulmin ndaj kryeministrit të Irakut

NATO ka dënuar sulmin me mjet ajror pa pilot (dron) ndaj shtëpisë së kryeministrit të Irakut, Mustafa al-Kadhimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë nga media sociale tha se e dënon në mënyrë të fuqishme sulmin.

“NATO mbështet institucionet irakiane të mbrojtjes dhe sigurisë të cilët luftojnë kundër terrorizmit dhe të cilët mbrojnë pavarësinë dhe sovranitetin e vendit”, tha Stoltenberg.

Shtëpia e Al-Kadhimit që ndodhet në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, u sulmua mëngjesin e sotëm me dron të armatosur ndërsa Al-Kadhimi shpëtoi pa marrë plagë.

Në përleshjet gjatë protestave të zhvilluara më 5 nëntor nga grupet e afërta me Iranin që kundërshtuan zgjedhjet e mbajtura në vend, humbi jetën një protestues si pasojë e hapjes së zjarrit nga forcat e sigurisë.

Pas këtij zhvillimi disa grupe të afërta me Iranin dhe forcat milice shiite kritikuan ashpër kryeministrin Al-Kadhimi dhe bënë deklarata deri në kërcënime si dhe theksuan se vrasja e një protestuesi nuk do mbesë pa u ndëshkuar. /aa

Exit mobile version