Sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbështet fuqishëm dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës edhe kur bëhet fjalë për “korrigjimin e kufijve”.
NATO mbështet fuqishëm dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës edhe kur bëhet fjalë për “korrigjimin e kufijve”, duke shpresuar se të dyja palët mund të arrijnë një zgjidhje. Kjo është deklarata nga Brukseli e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai në prag të mbledhjes së krerëve të diplomacisë së shteteve anëtare të NATO-s me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini të martën se do të mbikqyrin “raportet e NATO-s me shtetet e Ballkanit Perëndimor”, transmeton lajmi.net.
Në pyetjen e gazetarëve nëse Aleanca ka frikë se mund të ketë cenim të sigurisë si rezultat i një zgjidhjeje të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës e që mund të përfshijë edhe “korrigjimin e kufijve”.Stoltenberg ka thënë se “NATO” fuqishëm mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse kjo është mënyra e vetme për të gjetur përgjigje për pyetje të pazgjidhura”. Ai po ashtu ka theksuar se së fundmi edhe në Beograd ka folur për rëndësinë e madhe të dialogut me Prishtinën.
“Kur bëhet fjalë për korrigjimin e mundshëm të kufijve, konfirmoj se NATO mbështet dialogun dhe shpresoj se të dyja palët mund të gjejnë zgjidhje që do të jetë e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën”, u shpreh Stoltenberg, përcjell lajmi.net.Ai ka theksuar se “NATO do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovën, atje qëndron misioni ynë operativ i KFOR-it që angazhohet për stabilitet”.
“KFOR-i do të vazhdojë të jetë i paanshëm në mënyrë që të jemi të sigurt se stabiliteti dhe siguria do të garantohen, dhe se do të ketë përparim drejt përpjekjeve politike për të gjetur një zgjidhje përmes negociatave politike”, përfundoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
