Ballina Arritje Teknologji Natyra decentralizuese e Mastodon po krijon probleme të mëdha për platformën

Natyra decentralizuese e Mastodon po krijon probleme të mëdha për platformën

Problemi i madh me platforma të tilla të medias sociale si Mastodon është se asnjë kompani apo entitet nuk kontrollon çdo gjë në platformë.

Mastodon ka fituar popullaritet vitin e kaluar ndërsa përdoruesit e Twitter ishin vënë në kërkim të alternativave pasi Elon Musk mori drejtimin e rrjetit social të mikroblogimit.

Aspekti më tërheqës i rrjetit social në fjalë ishte natyra decentralizuese që e mbron nga kontrolli i plotë i një dore të vetme. Edhe pse ka përfitimet e saj, nga ana tjetër ka provuar një sfidë duke e bërë moderimin e përmbajtjeve thuajse të pamundur.

Një studim i Stanford zbuloi 122 materiale të abuzimit seksual me fëmijët gjatë dy ditëve me afro 2000 postime që përdornin hashtage të këtyre materialeve abuzuese.

Problemi i madh me platforma të tilla të medias sociale si Mastodon është se asnjë kompani apo entitet nuk kontrollon çdo gjë në platformë.

Çdo instancë ka administratorin e saj dhe janë ata përgjegjës. Por këta administratorë nuk mund të kontrollojnë dhe moderojnë përmbajtje që përhapen në instanca dhe serverë të tjerë.

Nuk është një problem unik vetëm i Mastodon. Aplikacioni popullor Threads i Meta është ndërtuar rreth një modeli të decentralizuar. Duke ndërvepruar me ActivityPub, përdoruesit e Threads mund të ndjekin, replikojnë dhe ripostojnë nga Mastodon dhe anasjelltas.

E gjitha krijon problem edhe për Meta që nuk mund të kontrollojnë plotësisht platformën siç bën me Facebook dhe Instagram. Edhe me këta të fundit ka pasur probleme me moderimin.

Exit mobile version