Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Navalny bën thirrje nga burgu: Mbushni sheshet e botës, tregoni se rusët...

Navalny bën thirrje nga burgu: Mbushni sheshet e botës, tregoni se rusët nuk duan luftë

Kundërshtari kryesor i presidentit Putin , Alexei Navalny, u ka bërë thirrje rusëve që nga burgu ku ai mbahet, të dalin në rrugë për të demonstruar në vendin e tij dhe në mbarë botën më 6 mars kundër pushtimit rus të Ukrainës.

“Tregoni botës se rusët nuk duan luftë. Ejani në sheshet e Berlinit, Nju Jorkut, Amsterdamit, Melburnit, kudo. Ne jemi përgjegjës për të ardhmen e Rusisë”, u tha ai bashkatdhetarëve të tij në një mesazh të postuar në rrjetet sociale duke akuzuar Vladimir Putinin si përgjegjësin e kësaj barbarie.

Si për ironi të premten Kremlini u kërkoi rusëve “të bashkohen rreth presidentit Vladimir Putin. /atsh

Exit mobile version