Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Navalny përballet edhe me 13 vjet të tjera burgim

Navalny përballet edhe me 13 vjet të tjera burgim

Prokurorët rusë kanë kërkuar që kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, të vuajë 13 vjet burg për akuzat e reja për mashtrim me të cilat po përballet.

Politikani i opozitës aktualisht po gjykohet nga burgu jashtë Moskës, ku ai tashmë po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë.

Navalny u burgos vitin e kaluar pasi i mbijetoi një sulmi me agjent nervor për të cilin fajëson qeverinë ruse, raporton BBC.

Në gjyqin e fundit, prokurorët kanë kërkuar që kritiku i Putinit të dërgohet në një burg “regjimi të rreptë”, gjë që do të nënkuptonte kushte më të rënda se sa ai ndodhet aktualisht. /koha

Exit mobile version