Ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur zyra qendrore e Emirit (Divani i Emirit) të Katarit përmes një deklarate, ku thuhet se Sheikh Hamad u nda nga jeta të dielën në mëngjes.
“Me zemra të mbushura me besim në caktimin dhe vullnetin e Zotit, Divani i Emirit shpreh pikëllimin e thellë për humbjen e madhe të kombit, pas ndarjes nga jeta të Lartmadhërisë së Tij, Emirit Atë Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani”, thuhet në deklaratë.
Sheikh Hamad udhëhoqi Katarin nga viti 1995 deri në vitin 2013 dhe konsiderohet si një nga figurat kryesore që transformoi vendin në një fuqi ekonomike dhe diplomatike në rajon.
Gjatë periudhës së tij në pushtet, Katari përjetoi zhvillim të shpejtë ekonomik, shoqëror dhe kulturor, duke forcuar ndjeshëm pozitën e tij në arenën ndërkombëtare. /mesazhi
