Ministri i Brendshëm, Govindas Konthoujam thotë se ka nisur hetimi për sulmin barbar
New Delhi
Shërbimet e internetit u pezulluan në disa pjesë të shtetit verilindor të Manipurit në Indi, pasi dy fëmijë u vranë në një sulm, thanë sot zyrtarët, transmeton Anadolu.
Autoritetet njoftuan një pezullim tre-ditor të shërbimeve të internetit dhe të të dhënave mobile në pesë rrethe, duke përmendur shqetësime për trazira të mundshme.
Ministri i Brendshëm i Manipurit, Govindas Konthoujam tha se autoritetet po hetonin “një akt barbar dhune” në të cilin dy fëmijë, përfshirë një foshnjë pesëmuajshe, vdiqën ndërsa flinin me nënën e tyre.
Vdekjet u shkaktuan nga një bombë e hedhur nga militantë të dyshuar herët sot në mëngjes, sipas “Press Trust of India”.
Manipuri ka një histori dhune komunale, më së fundmi në vitin 2023 midis komuniteteve Meitei dhe Kuki. Në përleshjet që rezultuan u vranë mbi 250 persona ndërsa mijëra të tjerë u prekën nga incidentet.
Më herët këtë vit, një qeveri e re u formua pasi qeveria indiane i dha fund sundimit të drejtpërdrejtë të vendosur pas dorëheqjes së zyrtarit më të lartë të zgjedhur të shtetit gati dy vjet pas shpërthimit të dhunës.
