Ballina Lajmet Kosovë Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuarit për vrasjen në Klinë

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuarit për vrasjen në Klinë

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin e vrasjes e Fazli Hoxhës, 23-vjeçarit në Klinë dhe plagosjen e dy vëllezërve të tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi për IndeksOnline, ka thënë se sot do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

“Pesë persona janë ndaluar për rastin e mbrëmshëm, për 48 orë. Gjatë ditës së sotme do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

Exit mobile version