Ballina Arritje Teknologji Ndërfaqja e vjetër e formatimit të USB-ve lançuar 30 vite më parë...

Ndërfaqja e vjetër e formatimit të USB-ve lançuar 30 vite më parë ende jeton në Windows 11

Ishte programuesi i Microsoft Dave Plummer zbuloi se kutia dialoguese e formatimit nuk është përditësuar ende në Windows 11.

Windows 11 solli një modernizim të madh të pjesë të ndryshime të ndërfaqes së sistemit operativ nga menutë e konfigurimit tek aplikacionet e harruara si Notepad dhe Paint.

Por nëse hyni në thellësi të Windows, ende do të gjeni ndërfaqe të cilat ngjajnë sikur vinë nga 1990.

Ishte programuesi i Microsoft Dave Plummer zbuloi se kutia dialoguese e formatimit nuk është përditësuar ende në Windows 11.

Plummer tha se ky element ka një ndërfaqe që daton nga 1994 dhe u lançuar gjatë kohës kur ekipi i Microsoft po portonte Windows 95 drejt Windows NT.

Ndërfaqja e formatimit ende mbijeton sot në Windows 11 sepse versionet konsumatorë dhe profesionale të Windows filluan të përdorin kodin burimor të NT në fund të viteve 90 dhe fillim të 2000 me lançimet e Windows 2000 dhe Windows XP.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë por të dhënat e sistemit si kerneli ende kanë etiketat Windows NT në Windows 11.

Plummer ishte përfshirë në zhvillimin e shumë aplikacioneve Windows dhe MS-DOS të viteve 1990-2000 përfshirë Task Manager dhe lojën Space Cadet Pinball.

Exit mobile version