Me kërkesën e LDK-së dhe Vetëvendosjes, seanca e jashtëzakonshme është ndërprerë.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avduallah Hoti ka kërkuar shtyerje të seancës për të marten në ora 10:00.
Hoti ka kërkuar që edhe të tjerë deputetë të koalicionit qeverisës të jenë prezent
Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e caktuar për orën 12:00, e thirrur me kërkesën e deputetëve të koalicionit LDK-Alternativa dhe të Vetëvendosjes.
Ndonëse Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, vendosi që Kuvendi të mbajë seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 12, deputetët e opozitës janë në sallën e Kuvendit.
Ndërsa, opozita po e bojkoton seancën.
Në këtë seancë do të debatohet lidhur me “Parimet Programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021”, të prezantuar në seancën e 9 shtatorit 2017.
