Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin Al-Awda në Gaza për shkak të mungesës...

Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin Al-Awda në Gaza për shkak të mungesës së karburantit

A doctor examine a child at Al-Awda Hospital which has announced that it has suspended medical services due to running out of fuel needed to operate its electric generators in the Nuseirat Refugee Camp, Deir al-Balah, Gaza on December 25, 2025.

Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në Spitalin Al-Awda në kampin e refugjatëve Nuseirat, në jug të Rripit të Gazës, mbrëmjen e së enjtes, si pasojë e shterimit të karburantit të nevojshëm për funksionimin e gjeneratorëve.

Burime mjekësore nga spitali bënë të ditur se gjeneratorët janë ndalur plotësisht pasi u shpenzuan sasitë e fundit të karburantit në dispozicion. Kjo ka çuar në ndërprerjen e energjisë në të gjitha repartet e spitalit, përveç disa shërbimeve të kufizuara që funksionojnë me bateri rezervë, në një kohë kur numri i pacientëve dhe rasteve kritike është në rritje.

Administrata e spitalit paralajmëroi se vazhdimi i ndërprerjes së energjisë elektrike përbën rrezik serioz për jetën e pacientëve, veçanërisht në repartet e kujdesit intensiv, pediatrisë dhe sallat e operacionit. Ajo u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare dhe humanitare të ndërhyjnë urgjentisht dhe të ushtrojnë presion për lejimin e futjes së karburantit të nevojshëm për funksionimin e gjeneratorëve. /mesazhi

Exit mobile version