Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia arreston 115 të dyshuar të ISIS-it për plane sulmesh gjatë festave

Turqia arreston 115 të dyshuar të ISIS-it për plane sulmesh gjatë festave

Autoritetet turke kanë arrestuar 115 persona të dyshuar si pjesëtarë të ISIS-it (ISIL), të cilët dyshohet se po planifikonin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftuan zyrtarët.

Sipas një deklarate të Zyrës së Kryeprokurorit të Stambollit, forcat e sigurisë kanë kryer bastisje në 124 lokacione të ndryshme në qytet, duke sekuestruar edhe armë dhe materiale të tjera të dyshuara.

Autoritetet thanë se operacionet janë pjesë e përpjekjeve për të parandaluar sulme terroriste gjatë periudhës së festave, ndërsa 22 persona të tjerë të dyshuar vijojnë të jenë ende në arrati dhe po kërkohen nga forcat e sigurisë. /mesazhi

Exit mobile version