Ka dështuar vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti tha se kërkon kohë meqë nuk ka marrëveshje politike për të porpzuar kryetarin e Kuvendit.
Ai tha se këtë kohë për marrëveshje e kërkon për të shmangur zgjedhjet.
Pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për emrin e kryeparlamentarit, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka hedhur ve në drejtim të tij.
Seanca u përshkallëzua dhe u ndërpre, pas intervenimit të deputetëve të tjerë dhe forcave të sigurisë.
