Ballina Artikuj Ndërroi jetë Prof. Dr. Muhammed Naim Jasin (r.a)

Ndërroi jetë Prof. Dr. Muhammed Naim Jasin (r.a)

Prof. Dr. Muhammed Naim Abdus-Selam Jasin (r.a)

Vërtet, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Ndërroi jetë një nga dijetarët e njohur të kohës sonë profesori i nderuar, Prof. Dr. Muhammed Naim Abdus-Selam Jasin, autor i shumë librave dhe punimeve shkencore.

Një biografi e shkurtër…

Emri i plotë i autorit është Muhammed Naim Abdus-Selam Jasin. U lind në Jordan më 11 Qershor 1943.
Fakultetin e Sheriatit e kreu në Universitetin e Damaskut, ndërsa në vitin 1965 e kreu Fakultetin e Drejtësisë në të njëjtin universitet. Punën e magjistraturës në fikhun komparativ e kreu në vitin 1968 në El-Azhar. Në të njëjtin vit e kreu magjistraturën nga drejtësia në Universitetin e Kajros. Doktoraten e përfundoi në El-Azhar në vitin1972 po ashtu nga fusha e fikhut komparativ.
Në vitin 1972 emërohet mësimëdhënës në Universitetin e Jordanisë, ndërsa nga viti 1978 gjer në vitin 1992 ligjëroi edhe në Universitetin e Kuvajtit.
Nga viti 1992 ligjëroi vetëm në Universitetin e Jordanisë. Një kohë ka udhëhequr katedrën e fikhut komparativ në Universitetin e Kuvajtit dhe është njëri nga themeluesit e Fakultetit të Sheriatit në këtë universitet. Ka qenë anëtar i komisionit  shkencëtar për enciklopedinë kuvajtiane të fikhut. Ka marrë pjesë aktivisht në përpilimin e programit të fikhut në fakultet, dhe ishte për një kohë të  gjatë anëtar i komisionit profesional për fetva në Jordan.
Mori pjesë në komisionet për përpilimin e ekonominë bashkëkohore islamike.
Ishte anëtar i kolegiumit redaktues për botimin e punimeve shkencore të Univerzitetit të Jordanisë, në të cilin veproi për kohë të gjatë.
Botoi një numër të madh librash si dhe punime shkencore nga fikhu dhe më gjerë.
Libri “Besimi-Bazat, esenca dhe negacioni”, është një prej librave më të njohur të tij të përkthyera në gjuhën shqipe.

Ditët e fundit të jetës dijetari i kaloi në spitalin e Jordanisë ku pat vizita të shumta nga dashamirët e tij. Ai ndërroi jetë sot me datë 02 Janar 2023.

Exit mobile version