Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar sot vdekjen e 25-vjeçarit Mohammad Jihad Masalmeh, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra nga zjarri i forcave izraelite gjatë një operacioni në qytetin Dura, në jug të Hebronit.
Sipas njoftimit, Masalmeh u qëllua me plumba të vërtetë në bark mbrëmjen e kaluar, gjatë bastisjes së forcave izraelite në qytet. Ai u transportua menjëherë në spital, ku gjendja e tij u përshkrua si shumë kritike, para se të konfirmohej vdekja e tij mëngjesin e sotëm.
Trupi i tij pritet të përcillet sot në mesditë nga spitali Al-Ahli dhe të varroset në qytetin e tij të lindjes, Dura. /mesazhi
