Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet në 72,096 numri i të vrarëve në Gaza që nga fillimi...

Rritet në 72,096 numri i të vrarëve në Gaza që nga fillimi i ofensivës

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 72,096, ndërsa të plagosurit kanë shkuar në 171,791, që nga fillimi i ofensivës izraelite më 7 tetor 2023.

Sipas burimeve mjekësore, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës ka mbërritur një i vrarë dhe shtatë të plagosur. Ndërkohë, një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe nëpër rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk arrijnë t’u qasen atyre.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 629, ndërsa i të plagosurve në 1,693. Gjithashtu, janë nxjerrë nga rrënojat 735 trupa. /mesazhi

Exit mobile version