Ish-futbollisti senegalez, Papa Bouba Diop, të dielën në moshën 42-vjeçare ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“FIFA është e pikëlluar kur mësoi për vdekjen e legjendës së Senegalit, Papa Bouba Diop. Njëherë hero i Kupës së Botës, gjithmonë hero i Kupës së Botës”, shkroi FIFA në Twitter.
Thuhet se ish-mesfushori mbrojtës do të mbahet mend për shënimin e golit hyrës të Kupës Botërore FIFA 2002 që u mbajt në Korenë e Jugut dhe Japoni.
“RIP, Papa Bouba Diop”, shtoi FIFA.
Diop shënoi golin e fitores për vendin e tij Senegal në ndeshjen e Grupit A të Kupës së Botës 2002 kundër Francës në Seul, teksa Senegali shënoi fitoren 1-0.
Ai shënoi 11 gola në 62 ndeshje për Senegalin.
Diop po ashtu luajti për Lens-in e Francës, klubet angleze Fulham, Portsmouth dhe West Ham United dhe ekipin grek AEK.
Ai fitoi Kupën FA të Anglisë 2008 me Portsmouth.
Diop u pensionua nga futbolli në vitin 2013.