Ballina Lajmet Kosovë Ndërron jetë kardiologu, Sami Gjoka

Ndërron jetë kardiologu, Sami Gjoka

Vdes kardiologu invaziv, dr. Sami Gjoka. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Ky është njoftimi i SHSKUK-së:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kardiologut invaziv, dr. Sami Gjoka.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore.

ShSKSUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së dr. Sami Gjoka

Exit mobile version