Ballina Sport Futboll Ndeshje interesante luhen sot në top ligat evropiane

Ndeshje interesante luhen sot në top ligat evropiane

Këtë të shtunë do të zhvillohen shumë ndeshje interesante në kampionatet elitare.

Kjo e shtunë është e ‘pasur’ me futboll pasi do të zhvillohen shumë ndeshje në pesë ligat kryesore evropiane, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e parë në program për ditën e sotme luhet në Premier Ligë, aty ku Arsenali takohet me Newcastlen nga ora 13:30.

Ndërkohë, në ora 16:00 Liverpooli e pret në shtëpi Southamptonin në një sfidë që pritet të jetë interesante.

Në Bundesligën gjermane, Dortmundi është mysafirë i Wolfsburgut nga ora 15:30, kurse Bayern Munich takohet me Arminia Biefeldin në ora 18:30.

Juventus-Atalanta nga ora 18:00 dhe Venezia-Inter në 20:45 janë dy ndeshjet më të rëndësishme të mbrëmjes në Serie A.

La Liga derbin do ta ketë mes Villarrealit dhe Barcelonës në ora 21:00.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen ditën e sotme.

Exit mobile version