Ballina Sport Futboll Ndonëse fitoi derbin, Baseli shkarkon trajnerin

Ndonëse fitoi derbin, Baseli shkarkon trajnerin

Të dielën Baseli e fitoi derbin e madh të futbollit zviceran ndaj Zurichut.

Por kampioni në fuqi i Zvicrës të hënën u nda me trajnerin Ludovic Magnin. Ai qëndroi në krye të skuadrës vetëm gjashtë muaj, ndërsa u shkarkua për mungesë të rezultateve.

Baseli është në vendin e katërt në Superligën helvetike, dhjetë pikë prapa liderit, Thunit. Dhe drejtuesit e klubit vendosën që të ndërrojnë kryetrajnerin.

Xherdan Shaqiri shkëlqeu në fitoren 4:3 ndaj Zurichut. Realizoi “hat-trick” dhe bëri një asistim.

Baseli ka arsyetuar vendimin për shkarkimin e Magninit me “mungesë të përparimit sportiv”.

Exit mobile version