Ballina Kuriozitete Ndryshimet klimatike, rrezik për bletët. Si ndikon kjo tek bujqësia

Ndryshimet klimatike, rrezik për bletët. Si ndikon kjo tek bujqësia

Rritja e temperaturave si pasojë e ndryshimeve klimatike prek dhe bletët. Elementët negativë që ndikojnë më tepër janë prania e metaleve të rënda dhe elementëve ndotës në mjedis, duke e ngadalësuar komunikimin dhe lëvizjet e tyre, që janë thelbësore për procesin e pjalmimit.

Bletët janë organizma thelbësorë për jetën në Tokë, dhe një ndikim negativ tek to përkthehet në reduktim të procesit të pjalmimit e riprodhimit të bimëve, biodiversitetit, të mbjellave, dhe veçanërisht mbi bajamet dhe kakaon që varen në mënyrë vendimtare nga to.

Pas eksperimenteve, analizave dhe vëzhgimit të hollësishëm të kryer nga grupe studimore, është vërejtur që temperatura e lartë luan rol thelbësor, shumë më tepër se sa mendohej, dhe e njëjta gjë vlen edhe për ekspozimin ndaj metaleve të rënda. Të dy këta faktorë reduktojnë frekuencën e kontraktimit të muskujve të tyre në fluturim, që ndikon menjëherë në procesin e shpërndarjes së pjalmit.

Exit mobile version