Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur tarifat e reja maksimale të derivateve të naftës për tregun kosovar, të vlefshme për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të publikuar, çmimi maksimal i naftës është ulur me një cent dhe tani mund të shitet deri në 1.36 euro për litër.
Në anën tjetër, benzina ka shënuar një rritje të lehtë prej një centi, duke arritur në 1.35 euro për litër si çmim maksimal i lejuar
